X
GO
  • Bild1
  • Bild2
  • Bild3
  • Bild4
  • Bild5
  • Bild6
Danieli 7,25

Danieli 7,25

Ai do të shqiptojë fjalë kundër
Shumë të Lartit, do të përndjekë
shenjtorët e Shumë të Lartit me
qëllim që t`i shfarosë dhe do të
mendojë të ndryshojë kohërat
dhe ligjin; shenjtorët do të bien
në duart e tij për një farë kohe,
disa kohë dhe për gjysmën
e një kohe.
(Danieli 7,25)

2 e Selanikasve

2 e Selanikasve

kundërshtari, ai që lartëson veten
mbi çdo gjë që quhet perëndi ose
objekt adhurimi, aq sa të shkojë e
të rrijë në tempullin e Perëndisë si Perëndi,
duke e paraqitur veten se është Perëndi.
(2 e Selanikasve: 2,4)

2 e Selanikasve

2 e Selanikasve

Askush të mos ju gënjejë kursesi,
sepse ajo ditë nuk do të vijë,
pa ardhur më parë rënia dhe pa u
shfaqur njeriu i mëkatit, i biri i humbjes,
(2 e Selanikasve:2,3)

Unë do ta shpall

Unë do ta shpall

Unë do ta shpall
vendimin e Zotit.
Ai më tha:
“Ti je im Bir.“
(Psalmet 1.7)

Drita e të drejtëve ndriçon

Drita e të drejtëve ndriçon

shkëlqyeshëm,
ndërsa dritëza e
të paudhëve
do të fiket.
(Fjalët e urta 13.9)

10 Urdhnimet

2. Mos bëj gdhendje ose
shëmbëlltyr të asjë gjëje
qe ndodhet lart në qiej ose
këtu poshtë në tokë
ose nën tokë.
4. Mbaj mend ditën e shtunë
për ta shnjtëruar

Mateu 19, 17

Dhe ai tha: ``Pse më quan
të mirë? Askush nuk është
i mirë, përveç një të vetmi:
Perëndia. Tani në qoftë se
ti don të hysh në jetë,
zbato urdhërimet`
(Mateu 19, 17)(Mateu 5,18)

Fjala e Hyjit
  Leximet
Shtegtim

Gjatë javës mesha në Miion në ora 09:00. 
E mërkurë, 16.12.2020 Rrëfimet në Uznach nga ora 18:00. 
E enjte, 17.12.2020 Rrëfimet në Mision në Sirnach nga ora 19:00 deri 21:00. 
E premte, 18.12.2020 Rrëfimet po ashtu në Mision nga ora 19 :00 – 21 :00. 
E shtunë, 19.12.2020 Mesha e Agimit – Rorate në ora 06:00. 
E diel, 20.12.2020. Meshtë Will 13:00 dhe Cyrih 18:00. Rrëfimet para dhe pas meshës në Cyrih. 
Lajmërohuni për meshë  të dielave !
Zoti Ju bekoftë !


 

 

13 këshillat e shna Nout për jetën e krishterë!

Sikur zogu që ka dy flatra, kështu shpirti ynë ka shpresën dhe besimin. Besimi dhe shpresa
mbështetën në gjërat e padukshme. Por ata që besojnë vetëm me fjalë dhe shpresën e vet e
mbështesin në të mirat materiale dhe në njerëz, ata kërkojnë vetëm të mira materiale, tokësore,
ndalojnë në to dhe nuk kërkojnë asgjë më tepër.

Lexo më shumë...

E Diela e Larit
E Diela e Larit apo e Luleve, është një ditë e veçantë në kalendarin liturgjik kishtar, me të cilën fillon Java e Madhe. Mesha është pak sa më e veçantë pasi hyjmë në procesion, bekohën thanat ose palmat, lexohën mundimet e Krishtit gjatë ungjillit. Por Shkrimi shenjt na tregon se si në këtë ditë Krishtin, populli Jerusalemit e pret me shumë respekt dhe me entuziazëm. Ne po shpjegojmë disa nga ngjarjet që përcjellin hyrjën solemne të Krishtit në Jerusalem.

Lexo më shumë...

MESAZHI I KRESHMEVE 2018

“Ngase do të marrë hov padrejtësia, shumëkujt do t’i ftohet dashuria”
(Mt 24,12)
Të dashur vëllezër e motra,
edhe një herë na dalin përpara Pashkët e Zotit! Për t’u përgatitur për të Provania e Hyjit na dhuron çdo vit Kreshmët, “shenjë sakramentale e kthimit tonë”,1 që shpall dhe realizon mundësinë për t’u kthyer nga Zoti me gjithë zemër dhe me gjithë jetën.


Lexo më shumë...

Po fillojmë Kreshmët, a dëshiron të agjërosh?
- Agjëro nga urrejtja… nga gënjeshtra… nga buka dhe uji…nga arroganca, sjellja e pahijshme.
- Agjëro nga inati dhe lutu. Jezu Krisht zemër butë dhe përvujtë, bëj që zemra ime t`i përngjajë zemrës sate.

Lexo më shumë...

Gëzuar 2018!

I dashuri Besimtar, Çdo vit sjell me vete gëzime e dhimbje, realizime e dështime, perspektiva e çështje
që presin zgjidhje. Po sidoqoftë, ende pa e kapërcyer mirë kufirin ndërmjet dy viteve, sonte le t’ia
lartojmë Zotit lutjen tonë të falënderimit e të mirënjohjes për të mirat që ka bërë për ne dhe për të
gjitha çastet që kemi përjetuar gjatë këtij viti që po lajmë pas.
Po kështu, t’i lutemi Zotit që të na jap forcën të vijojmë udhën e jetës në Vitin e Ri, që do të fillojmë,
të bindur se përmes planeve të mistershme të shtegtimit tonë tokësor, prej Zotit na vjen ngushëllimi,
gëzimi, forca e paqja dhe çdo e mirë që mund të dëshirojë zemra jonë. Hyji është Atë që pret dhe e do
çdo njeri, secilin prej nesh. Në Të e kemi pikënisjen e cakun e jetës.

Lexo më shumë...

Krishtlindja – Festë gëzimi dhe paqëje!

Krishtlindja është gëzim sepse kemi një Zot që kujdeset për njeriun, dhe që bëhet njeri. Një Zot që vjen në botë për të jetuar me ne, për të na
ndihmuar dhe ruajtur ne! Një Zot që vjen për të bashkëndarë vuajtjen, dhimbjën, lotët por edhe shpresën dhe gëzimin tonë. Një Zot që vjen për
t'ju sjellë paqën dhe shëlbimin të gjithëve. Një Zot që të na ndihmojë në rrugëtimin tonë drejt amshimit!

Lexo më shumë...

A është ngjall vërtet Krishti?
Ka njerëz që ende mendojnë se ngjallja e Krishtit është një trillim. Megjithatë, ata që mendojnë kështu, fare nuk e njohin Ungjillin por as burimet tjera historike jo të krishtera që flasin për ringjalljën e tij. Përndryshe, edhe nëse i marrim parasysh vetëm burimet biblike të katër ungjilltarëve, lehtë mund të vërejmë se ringjallja e Krishtit nuk është diçka që pritej nga apostujt dhe dishepujt e tjerë, por ishte një befasi e madhe dhe surprizë e pa kuptueshme.

Lexo më shumë...

Shën Augustini, ipeshkëv dhe mësues i Kishës (354 – 430)
Festohet me 28 Gusht

Lexues i nderuar, po ju sjellim para jush biografinë e një shenjti të madh të Kishës, por që ne, edhe pse emri tij është mjaft i popullarizuar në popullin tonë, kam përshtypjen se pak e njohim.
Kush është shën Augustini? Nuk mjafton një faqe e tërë për të cituar frazat e famshme plot dashuri që mbushin shkrimet e tij të shumta, mes të cilave më i shituri i të gjithë kohërave është Rrëfimet.
Lexo më shumë...